2
Këta qenë bijtë e Izraelit: Rubeni, Simeoni, Levi, Juda, Isakari, Zabuloni, Dani, Jozefi, Beniamini, Neftali, Gadi dhe Asheri. Bijtë e Judës ishin Eri, Onani dhe Shelahu; këta të tre i lindi e bija e Shuas, Kananeasja. Eri, i parëlinduri i Judës, ishte i keq në sytë e Zotit, i cili e bëri të vdesë. Tamara, nusja e të birit, i lindi Peretsin dhe Zerahun. Juda pati gjithsej pesë bij. Hetsroni dhe Hamuli ishin bijtë e Peretsit. Zimri, Ethani, Hemani, Kalkoli dhe Dara ishin bijtë e Zerahut; gjithsej pesë. I biri i Karmit, Akani, vuri në rrezik Izraelin, duke kryer një shkelje rreth gjërave të caktuara të zhdukeshin. Ethanit i lindi Arariahu. Bijtë që i lindën Hetsronit quheshin Jerahmeel, Ram dhe Kelubai. 10 Ramit i lindi Aminadabi, Aminadabit i lindi Nahshoni, princi i bijve të Judës; 11 Nahshonit i lindi Salma; Salmas i lindi Boazi, Boazit i lindi Obedi. 12 Obedit i lindi Isai. 13 Isait i lindi Eliabi, i parëlinduri i tij, Abinadabi i dyti, Shemiahu i treti, 14 Nethaneeli, i katërti, Radai i pesti, 15 Otsemi i gjashti, dhe Davidi i shtati. 16 Motrat e tyre ishin Tserujah dhe Abigail. Abishai, Joabi dhe Asaheli ishin bij të Tserujahës; gjithsej tre. 17 Abigaili lindi Amasan, atë i të cilit ishte Jetheri, Ismaeliti. 18 Kalebi, bir i Hetsronit, pati fëmijë nga gruaja e tij Azubah dhe nga Jeriotha. Bijtë e saj quheshin Jesher, Shobab dhe Ardon. 19 Pas vdekjes së Azabahut, Kalebi u martua me Efrathin që i lindi Hurin. 20 Hurit i lindi Uri dhe Urit i lindi Betsaleeli. 21 Pastaj Hetsroni hyri tek e bija e Makirit, atit të Galaadit, me të cilën që martuar kur ishte shtatëdhjetë vjeç; dhe ajo i lindi Segubin. 22 Segubit i lindi Jairi, të cilit do t’i përkisnin njëzet e tre qytete në vendin e Galaadit. 23 (Geshuri dhe Arami u morën atyre fshatrat e Jairit, Kenathin dhe fshatrat përreth, gjashëdhjetë qytete). Tërë këto ishin pronë e bijve të Makirit, atit të Galaadit. 24 Mbas vdekjes së Hetsronit në Kaleb-Efrathah, Abiah, gruaja e Hetsronit i lindi Ashurin, atin e Tekoas. 25 Bijtë e Jerahmeelit, të parëlindurit të Hetsronit, ishin Rami, i parëlinduri, Bunahu, Oreni, Otsemi dhe Ahijahu. 26 Jerahmeeli pati një grua tjetër, që quhej Atarah, që u bë nëna e Onamit. 27 Bijtë e Ramit, të parëlindurit të Jerahmeelit, qenë Maatsi, Jamini dhe Ekeri. 28 Bijtë e Onamit ishin Shamai dhe Jada. Bijtë e Shamait ishin Nadabi dhe Abishuri. 29 Gruaja e Abishurit quhej Abihail dhe i lindi Ahbanin dhe Molidin. 30 Bijtë e Nadabit ishin Seledi dhe Apaimi. Seledi vdiq pa lënë fëmijë. 31 I biri i Apaimit ishte Ishi; i biri i Ishit ishte Sheshani; i biri i Sheshanit ishte Ahlai. 32 Bijtë e Jadait, vëllait të Shamait, ishin Jetheri dhe Jonathani. Jetheri vdiq pa lënë fëmijë. 33 Pelethi dhe Zaza ishin bijtë e Jonathanit. Këta ishin bijtë e Jerahmeelit. 34 Seshani nuk pati djem por vetëm vajza. Por Seshani kishte një skllav egjiptas të quajturt Jarha. 35 Seshani e martoi të bijën me Jarhën, skllavin e tij, dhe ajo i lindi Atain. 36 Atait i lindi Nathani dhe Nathanit i lindi Zabadi. 37 Zabadit i lindi Eflali; Eflalit i lindi Obedi; 38 Obedit i lindi Jehu; Jehut i lindi Azariahu; 39 Azariahut i lindi Heletsi; Heletsit i lindi Eleasahu; 40 Eleasahut i lindi Sismai; Sismait i lindi Shallumi; 41 Shallumit i lindi Jekamiahu dhe Jekamiahut i lindi Elishama. 42 Bijtë e Kalebit, vëllait të Jerahmeelit, ishin Mesha, i parëlinduri që ishte ati i Zifit, dhe bijtë e Mareshahut, ati i Hebronit. 43 Bijtë e Hebronit ishin Korahu, Tapuahu, Rekemi dhe Shema. 44 Shemas i lindi Rahami, ati i Jorkeamit, dhe Rekemit i lindi Shamai. 45 Shamai pati si djalë Maonin, i cili ishte ati i Beth-Tsurit. 46 Efah, konkubina e Kalebit, lindi Haranin, Motsan dhe Gazezin. Haranit i lindi Gazezin. 47 Bijtë e Jahdait ishin Regemi, Jothami, Geshani, Peleti, Efahu dhe Shaafi. 48 Maakah, konkubina e Kalebit, lindi Sheberin dhe Tirhanahun. 49 Ajo lindi Shaafin, atin e Madmanahut, Shevan, atin e Makbenës dhe të Gibeut. Vajza e Kalebit quhej Aksaha. 50 Këta qenë bijtë e Kalebit: i biri i Hurit, të parëlindurit të Efratahut, Shobali, ati i Kirjath-Jearimit. 51 Salma, ati i Betlemit, dhe Harefi, ati i Beth-Gaderit. 52 Shobali, ati i Kirjath-Jearimit, pati si fëmijë: Haroehin dhe gjysmën e Memuhothit. 53 Familjet e Kirjath-Jearimit ishin Ithrejtë, Puthejtë, Sumathejtë dhe Misharaejtë; prej tyre rrjedhin Tsorathitët dhe Eshtaolitët. 54 Bijtë e Salmës ishin Betlemi dhe Netofathei, Atroth-Beth-Joabi, gjysme e Menathejve, Tsorejtë, 55 dhe familjet e shkruesve që banonin në Jabets ishin Tirathejtë, Shimeathejtë dhe Sukathejtë. Këta ishin Kenejtë që rrjedhin nga Hamathi, ati i shtëpisë së Rekabit.