26
Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha: “Si e ke ndihmuar të dobëtin, ose si e ke ndihmuar krahun pa forcë? Si e ke këshilluar atë që nuk ka dituri, dhe çfarë njohurish të mëdha i ke komunikuar? Kujt ia ke drejtuar fjalët e tua, dhe e kujt është fryma që ka dalë prej teje? Të vdekurit dridhen nën ujërat, dhe kështu bëjnë edhe banorët e tyre. Para atij Sheoli është i zbuluar, Abadoni është pa vel. Ai shtrin veriun në zbrazëti dhe e mban tokën pezull mbi hiçin. I mbyll ujërat në retë e tij, por ato nuk çahen nën peshën e tyre. E mbulon pamjen e fronit të tij, duke shtrirë mbi të retë e tij. 10 Ka shënuar një kufi të veçantë mbi sipërfaqen e ujërave, në kufirin e dritës me terrin. 11 Kollonat e qiellit dridhen dhe habiten nga kërcënimi i tij. 12 Me forcën e tij qetëson detin, me zgjuarsinë tij ka rrëzuar Rahabin. 13 Me Frymën e tij ka zbukuruar qiejt, dora e tij ka shpuar tejpërtej gjarpërin dredharak. 14 Ja, këto janë vetëm thekët e veprave të tij. Ç’murmurimë të lehtë të tij arrijmë të dëgjojmë! Por vallë kush do të arrijë të kuptojë gjëmimin e fuqisë së tij?