120
Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe ai m’u përgjigj.
O Zot, më çliro nga buzët gënjeshtare dhe nga gjuha mashtruese.
Çfarë do të të japin ose çfarë do të të shtojnë, o gjuhë gënjeshtare?
Shigjeta të mprehta të një trimi, me qymyr dëllinje.
I mjeri unë, që banoj në Meshek dhe që strehohem në çadrat e Kedarit!
Tepër gjatë kam banuar me ata që e urrejnë paqen.
Unë jam për paqen; ata përkundrazi, kur unë flas, janë për luftën.