1 i Kronikave. 8. Beniaminit i lindi Balahu, djali i tij i parë, Ashbeli, i dyti, Anbarahu, i treti, Nohahu, i katërti dhe Rafa i pesti. Bijtë e Belahut ishin Adari, Gheri, Abihudi, Abishua, Naamani, Ahoahu, Ghera, Shefufani dhe Hurami. Këta ishin bijtë e Ehudit (që ishin të parët e shtëpive atërore të banorëve të Gebës që u internuan në Manahath): Naamani, Ahijahu dhe Ghera, që i internoi; atij i lindën Uza dhe Ahihudi. Shaharaimit i lindën fëmijë në tokën e Moabit, mbasi u nda nga bashkëshortja e tij, lindi Jobabi, Tsibia, Mesha, Malkami, Jeutsi, Shakia dhe Mirmah. Këta ishin bijtë e tij, të parët e shtëpive të tyre atërore. Nga Hushimi lindën Abitubi dhe Elpaali. Bijtë e Elpaalit ishin Eberi, Mishami, Shemedi, që ndërtoi Onon, Lodin dhe fshatrat përreth, Beria dhe Shema, që ishin të parët e shtëpive atërore të banorëve të Ajalonit dhe që i bënë të ikin me vrap banorët e Gathit. Ahio, Shashaku, Jeremothi, Zebadiahu, Aradi, Ederi, Mikaeli, Ishpahu, Joha ishin bijtë e Beriahut. Zebadiahu, Meshulami, Hizki, Heberi, Ishmerai, Jizliahu dhe Jobabi ishin bijtë e Elpaalit, Jakimi, Zikri, Zabdi, Elianai, Tsilethaj, Elieli, Adajahu, Berajahu dhe Shimrathi ishin bijtë e Shimeit. Ishpani, Eberi, Elieli, Abdoni, Zikri, Hanani, Hananiahu, Elami, Anthothijahu, Ifdejahu dhe Penueli ishin bijtë e Shashakut. Shamsherai, Shehariahu, Athaliahu, Jaareshiahu, Elijahu dhe Zikri ishin bijtë e Jerohamit. Këta ishin të parët më të rëndësishëm të shtëpive atërore në brezat e tyre; ata banonin në Jeruzalem. I ati i Gabaonit banonte në Gabaon dhe gruaja e tij quhej Maakah. I parëlinduri i tij ishte Abdoni; pastaj i lindën Tsuri, Kishi, Baali dhe Nadabi, Gedori, Ahio, Zekeri, dhe Miklothi të cilit i lindi Shimeahu. Edhe këta banuan përballë vëllezërve të tyre në Jeruzalem bashkë me vëllezërit e tyre. Nerit i lindi Kishi; Kishit i lindi Sauli, Saulit i lindi Jonathani, Malkishua, Abinadabi dhe Eshbaali. I biri i Jonathanit ishte Merib-Baali. Merib-Baalit i lindi Mikahu. Bijtë e Mikahut ishin Pitoni, Meleku, Taarea dhe Ashazi. Ashazit i lindi Jeoadahu; Jeoadahut i lindën Amekethi, Azmavethi dhe Zimri; Zimrit i lindi Motsa. Motsas i lindi Binea, bir i të cilit ishte Rafahu, bir i të cilit ishte Eleasahu, bir i të cilit ishte Atseli. Atseli pati gjashtë bij, emrat e të cilëve ishin: Azrikam, Bokeru, Ishmael, Sheariah, Obadiah dhe Hanan. Tërë këta ishin bij të Atselit. Bijtë e Eshekut, vëllait të tij, ishin Ulami, djali i parë, Jeushi i dyti, dhe Elifeleti, i treti. Bijtë e Ulamit ishin njerëz të fortë dhe trima, harkëtarë të mirë; ata patën shumë bij e nipër, njëqind e pesëdhjetë. Tërë këta ishin trashëgimtarë të Beniaminit.